Shërbimet

Cilat shërbime do të kryhen nga Noteri?

Shërbimet publike të cilat janë kryer deri më tani nga gjykatat, komuna dhe institucionet tjera shtetërore, tani i janë deleguar noterëve me qëllim që këto shërbime të jenë sa më afër qytetarit.

Shërbimer noteriale përfshijnë, por nuk kufizohen në:

1. Shërbime për çështje familjare.

Noteri mund t’ju ndihmoj në zgjidhjen e çështjeve jashtë-kontestimore lidhur me statusin personal dhe çështjët tjera familjare, Psh:

  • Përpilimi i testamentit (në zyrë ose shtëpi);
  • Përpilimi i proces-verbalit të hapjes së testamentit;
  • Vërtetimi se personi është ende i gjallë.

2. Shërbime për çështje pronësore.

Noteri mund t’ju ndihmojë në përpilimin dhe vërtetimin e të gjitha dokumenteve të nevojshme për shitblerjen dhe transaksionet tjera pronësore, Psh:

  • Kontrata për transferimin e paluajtshmërisë;
  • Kontrata për hipotekën e pasurisë së paluajtshme;
  • Kontrata për këmbimin e pasurisë së paluajtshme;
  • Kontrata për transferimin e pasurisë së paluajtshme;
  • Kontrata për transferimin e pasurisë së luajtshme;
  • Deklarata për heqje dorë nga bashkëpronësia;
  • Kontrata për pengun e pasurisë së luajtshme;
  • Kontrata qiraje;
  • Kontrata mbi të drejtat pronësore të tjera siç janë, psh. uzufruktet apo servitudet.

3. Shërbime për çështje ekonomike dhe të punës.

Noteri mund t’ju ndihmoj në përpilimin dhe vërtetimin e akteve të ndryshme përmes të cilëve krijohen dhe zhvillohen bizneset dhe puna.

  • Përpilimi dhe vërtetimi i akteve të shoqërive tregtare;
  • Pjesëmarrja në mbledhjen e ortakëve të një shoqërie tregtare;
  • Vërtetimi i nënshkrimeve në aktet e shoqërive tregtare;
  • Vërtetimi i kontratave të punës;
  • Autorizimi për tërheqje pensioni.

4. Vërtetimet, legalizimet dhe certifikatat tjera.

Noteri do t’i kryej legalizimet, vërtetimet  dhe autorizimet e dokumenteve të ndryshme që ju duhen në jetën e përditshme, psh:

  • Verifikimi i nënshkrimeve, dokumenteve si dhe kopjeve të dokumenteve;
  • Verifikimi dhe vërtetimi i kontratave;
  • Autorizimi i përgjithshëm apo i posaçëm;
  • Nxjerrje, vërtetim të kopjes nga arkiva noteriale;
  • Ekstrakte nga arkiva dhe vërtetimi i tyre.

5. Ruajtja dhe depozitimi i gjërave dhe dokumenteve.

Noteri merr në ruajtje dokumentet dhe gjërat tjera me vlerë pasi që ai është institucion i besueshëm për ruajtjen e gjërave me vlerë dhe dokumenteve, psh:

  • Ruajtja e dokumenteve duke përfshirë testamentet nga noteri;
  • Depozitimi i gjërave me vlerë, siç janë: stoli ari, gjëra me vlerë të familjes, etj e sidomos në rast të trashëgimisë

Tarifat noteriale

Për secilin shërbim të kryer nga noteri duhet të paguhet tarifa. Tarifat noteriale janë rregulluar me Udhëzimin Administrativ për Tarifat Noteriale në Republikën e Kosovës.

Për shërbime të njejta do të aplikohen tarifa të njejta në tërë Kosovën. Lartësinë e shumës për secilin shërbim noterial do ta gjeni në udhëzimin e lartëpërmendur.