Çka është noteri?
Noteri është jurist profesional, zyrtarë publik, i emëruar nga Ministria e Drejtësisë, për ta ushtruar veprimtarinë e përcaktuar me ligj.
Noteri në punën e tij udhëhiqet nga këto parime:
- parimi i pavarësisë dhe paanshmërisë;
- parimi i ndalimit të publicitetit personal;
- parimi i së vërtetës dhe i ruajtjes së fshehtësisë;
- parimi i bashkëpunimit në mes noterëve;
- parimi i detyrimit për noterizim;
- parimi i besueshmëria, nderit dhe dinjiteti;
- parimi i kompetencës profesionale.
Në Republikën e Kosovës, aktualisht janë 74 noter që janë duke kryer shërbime noteriale në zyret e tyre noteriale. Ndërsa, gjatë vitit 2013 priten të licencohen edhe një numër i konsiderueshëm i noterëve, në mënyrë që të mbulohet I tërë vendi me noter.