Çka është noteria?

Shërbimi i noterisë është shërbim juridik dhe publik që e ka për qëllim mbrojtjen e interesave të ligjshme të personave fizik dhe juridik në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës se Kosovës.

Karakteristikat e shërbimit të noterisë janë:

  • noteria është shërbim juridik dhe publik;
  • noteria mbron interesat juridik të personave fizik dhe juridik;
  • noteri është zyrtar publik me kualifikime adekuate juridike dhe i emëruar nga organi publik shtetëror, pra nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës; dhe
  • veprimtaria noteriale është e kufizuar, pra kompetencat e noterëve janë të precizuara me dispozita ligjore dhe noterët nuk mund të dalin jashtë këtyre kompetencave.

Dita e shërbimit të noterisë  në Republikën e Kosovës  është 14 Prilli.