Filluan punimet rreth Projektligjit për Noterinë.

Prishtinë: 05 Prill 2017,

Në lokalet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, i kryesuar nga Z. Armend Zemaj filloi punimet e Projekligjit për Noterinë, i cili ditë më parë u votua në parim nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Interesimi rreth këtij projektligji ishte i madh, ku përveç përfaqësuesve nga ONK dhe Ministria e Drejtësisë, të pranishëm ishin edhe nga Shoqëria Civile, Oda e Avokatëve, Prokuroria e Shtetit, OSBE, etj.

Vlen të theksohet se në këtë takim të parë u lexuan dhe u analizuan reagimet, konkretisht vërejtjet të cilat Oda e Noterëve të Kosovës i kishte pranuar nga Presidenti i Unionit Ndërkombëtarë të Noterisë Z. Marqueño José de Llano dhe nga Presidenti i Këshillit të Unionit Europian të Noterisë (CNUE) Z. José Manuel García Collantes, lidhur me dispozita të caktuara të këtij drafti.

Nën kryesimin e Z. Zemaj, grupi punues arriti që t’i shtjelloj 6 nenet e para të këtij drafti, ndërsa takimi i radhës është caktuar për datë 19.04.2017, me fillim në ora 10.00.