Kryeshefi i AKK-së, Prof. Dr. Murat Meha priti në takim Kryetaren e ONK-së, Znj. Arbena Shehu

Prishtinë, 27.01.2017. Me qëllim të diskutimit të mundësive për ofrimin e qasjes në regjistra pronësorë për Noterët që veprojnë në Republikën e Kosovës, Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr. Murat Meha i shoqëruar edhe nga ekspertët ligjor në AKK, respektivisht Drejtorin Ligjor z. Ismet Kryeziu dhe juristen znj. Mimoza Zabeli Sinani, priti në një takim pune Kryetaren e Odës së Noterëve znj. Arbena Shehu dhe z. Erdon Gjinolli, Udhëheqës i Administratës në ONK.
Në takim u diskutua korniza ligjore e cila mbulon fushën e ofrimit të të dhënave pronësore për palë të interesit, sfidat si dhe hapat që duhen ndërmarrë me qëllim që noterëve t`u ofrohet qasja në informacione pronësore.
Takimet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, deri sa të zgjidhet si sfidat ligjore po ashtu edhe ato teknike për ofrimin e qasjes në regjistra pronësorë.