Kryetarja e Odës së Noterëve, znj. Arbena Shehu pritet në takim nga Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri

Prishtinë, 28.09.2017, Kryetarja e Odës së Noterëve të Republikës së Kosovës, znj. Arbena Shehu u prit në takim nga Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri. Karakteri i këtij takimi ishte njoftues dhe informues rreth sistemit noterial nё Republikën e Kosovës.

Znj. Shehu, e njoftoi z. Tahiri se Noteria në Kosovë është në rrugën e duhur dhe sistemi juridik është më efikas me punën e noterisë, ku noteria çdo ditë e më shumë është duke i sjellë vendit siguri juridike, e cila po kontribuon në përmirësimin e jetës private të qytetarëve të Kosovës.

Gjatë takimit, Ministri Tahiri, i ofroi mbështetje të plotë znj. Shehu duke i bërë të ditur se njëri ndër prioritet i tij si Ministër i Drejtësisë është edhe përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve, me qëllim që këto shërbime të jenë sa më të mira, më të shpejta dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Në fund, Ministri Tahiri, me theks të veçantë kërkoi që të vazhdohet edhe më tutje shtrirja e noterëve në tërë territorin e vendit dhe inkurajoi që të respektohen dhe fuqizohen edhe më shumë kriteret kualifikuese me qëllim të rritjes së kredibilitetit dhe efikasitetit të punës.