Mbahet punëtoria me temë “Rastet praktike nga e drejta trashëgimore” dhe “E drejta trashëgimore mbi baza krahasuese me LNSH”

Oda e Noterëve të Republikës së Kosovës me datë 02.11.2019, mbajti Kuvendin e Odës së Noterëve dhe më pas trajnim për noter.

Hapjen e kësaj punëtorie e bëri Kryetari i Odës së Noterëve z. Aliriza Beshi, i cili iu drejtua të gjithë të pranishmëve duke iu falënderuar fillimisht ligjëruesve të cilët kanë ndarë kohën e tyre për të ligjëruar si dhe të gjithë të pranishmëve për pjesëmarrjen.

Në pjesën e parë të ditës Oda e Noterëve mbajti Kuvendin e Odës së Noterëve, ndërsa menjëherë pas përfundimit të punës së Kuvendit, u mbajt trajnimi për noter. 

Tema e parë e këtij trajnimi ishte: “Rastet praktike nga e drejta trashëgimore”, me ligjërues z. Naxhi Zeqiri, Zëvendës Kryetar i Odës së Noterëve të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në pjesën e dytë të ditës temë e trajnimit ishte “E drejta trashëgimore mbi baza krahasuese me LNSH”, me ligjëruese Prof. Dr. Enkeleda Olldashi, znj. Elona Saliaj, Notere dhe z. Fatmir Laçej, Zëvendës Kryetar i Odës së Noterëve të Shqipërisë.

Punëtoria u mbajt në Hotel Grand Blue Fafa, Durrës, Shqipëri.