Mbahet punëtoria me temë “Unifikimi i Punëve Noteriale”

Prishtinë, 16.10.2017 – Oda e Noterëve të Republikës së Kosovës me datë 14.10.2017, organizoj punëtorinë me temë “Unifikimi i Punëve Noteriale”.

Komisioni për Aftësim Profesional të Noterëve, nën kryesimin e z. Selatin Shahini, vendosi që për këtë punëtori të diskutohen pika të caktuara nga: Ligji Nr. 03/L-010 për Noterinë, Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2012, për Tarifat e Përkohshme Noteriale; Ligji Nr. 03/L-154 për Pronësinë dhe të Drejtat tjera Sendore si dhe Ligji Nr. 05/L-132 Për Automjete.

Poashtu, përveç z. Shahini, paneli drejtues ishte i përbërë edhe nga anëtarët e Komisionit të Odës së Noterëve, të cilët u munduan që të japin shpjegime në shumë pyetje të drejtuara nga ana e të pranishmëve.

Në këtë punëtori morën pjesë pothuajse të gjithë Noterët e Republikës së Kosovës. Karakteri i kësaj punëtorie ishte e formës interaktive ku u shkëmbyen mendime dhe përvoja të ndryshme nga puna e përditshme në zyrat noteriale.

Punëtoria u mbajt në Hotel Dolce Vita, Durrës, Shqipëri.