Mbahet takimi i Kuvendit Vjetor të ONK-së

Prishtinë 15 Prill 2017 – Oda e Noterëve e Republikës së Kosovës mbanë takimin e Kuvendit Vjetor. Në këtë takim, Kryetarja e Odës së Noterëve Znj. Arbena Shehu, para të pranishmëve shpalosi Raportin Vjetor të Odës së Noterëve për vitin 2016, i cili në pajtim me legjislacionin në fuqi, pas aprovimit nga Kuvendi i Odës i dërgohet Ministrisë së Drejtësisë.
Gjithashtu, si pikë e rendit të ditës ishte dhe adoptimi i Kodit Etik të Unionit Ndërkombëtar të Noterisë “Deontologjia dhe Rregullat e Organizimit të Noterive”, i cili Kod u aprovua nga të gjithë të pranishmit.

Pjesa e dytë e ditës ishte e ndarë për trajnimin e parë për noter për vitin 2017. Trajnimi pati për qëllim temën “Regjistrat Kadastral, posaçërisht rastet me KCID”, të cilën e ligjëroi Z. Murat Hoxha, Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.