Mbahet takimi i Kuvendit vjetor të ONK-së

Prishtinë 21 dhjetor 2019 – Oda e Noterëve e Republikës së Kosovës mbajti takimin e Kuvendit Vjetor. Në këtë takim, Kryetari i Odës së Noterëve z. Aliriza Beshi, hapi dhe drejtoi punimet e këtij Kuvendit. Si pika të rendit të ditës u paraqiten për diskutim dhe aprovim: Raporti lidhur me aktivitetet e Këshillit Drejtues të Odës së Noterëve për vitin 2019 si dhe Propozimbuxheti për vitin 2020, e të cilat u aprovuan njëzëri nga të gjithë të pranishmit.

Gjithashtu, si pika tjera të rendit të ditës ishin edhe Udhëzimet Administrative të hyra në fuqi në fillim të muajit dhjetor 2019, udhëzime këto që derivojnë nga Ligji i Noterisë, ku sipas këtyre udhëzimeve tashmë parashihet përdorimi i vulës së thatë, lidhja e akteve noteriale, disa regjistra shtesë, etj.

Takimi i Kuvendit të Odës u mbajt në “Hotel Emerald” në Prishtinë dhe ftesës iu përgjigjën pothuajse të gjithë Noterët të Republikës së Kosovës.