Mbahet takimi i parë i Grupit të Fokusit, në kuadër të projektit të BE-së “Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve” në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë

Prishtinë, 27.01.2017. Projekti i BE-së “Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve” në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, mbajtën sesionin e parë të Grupit të Fokusit, në kuadër të Aktivitetit 0.1 të projektit, ku si anëtar i këtij grupi është edhe Oda e Noterëve e Republikës së Kosovës.

Tema e diskutimit ishte “Roli i Ministrisë së Drejtësisë në raport me Profesionet e Lira Ligjore në Kosovë”, ku përveç prezantimeve të parapara nga të pranishmit, u diskutua edhe rreth politikave dhe zhvillimeve aktuale, njohuritë dhe informatat shtesë rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të Departamentit për Profesione të Lira Ligjore drejtuar praktikuesve të këtyre profesioneve si dhe odave/asociacioneve përkatëse. Si pikë në agjendë ishte dhe “Roli i MD-së në raport me Noterët/Odën e Noterëve, para të pranishmëve Znj. Arbena Shehu, Kryetare e ONK-së, ndër të tjera i njoftoi pjesëmarrësit lidhur me bashkëpunimin e ONK-së dhe MD-së rreth projektligjit të noterisë, gjithashtu e njëjta përshëndeti vendimin e Ministres Hoxha për caktimin e Komisionit për mbikëqyrjen e aktiviteteve noteriale.

Takimi u mbajt në Hotel Sirius dhe përfundoi në ora 12:30.