Mbahet takimi Rajonal me temë “Lidhja elektronike e Noterëve dhe Regjistrave Publik”

Prishtinë, 06 Nëntor 2017 – Me datë 02-03 Nëntor 2017, Oda e Noterëve të Republikës së Kosovës ishte pjesëmarrëse në punëtorinë e organizuar nga Oda e Noterëve të Malit të Zi në bashkëpunim me Odën Federale të Noterëve të Republikës së Gjermanisë dhe Fondin e Hapur Rajonal GIZ për Evropën Juglindore – Reforma Ligjore (ORF LR) me temë “Lidhja elektronike e Noterëve dhe regjistrave Publik”.

Përmes këtij projekti, Oda Federale e Noterisë Gjermane e mbështetur edhe nga GIZ ka shprehur gatishmërinë e saj që ta vazhdoj mbështetjen për Odat në rajon rreth përmirësimit të shërbimeve moderne dhe unike digjitale. Odat pjesëmarrëse në këtë takim, përfshirë atë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia u dakorduan që të vazhdojnë punën e përbashkët në përmirësimin dhe avancimin e cilësisë së shërbimeve digjitale.

Gjatë kësaj punëtorie Dr. Ivan Primaczenko nga Departamenti i IT-së – Oda Federale Gjermane, i mbështetur edhe nga Z. Llovro Tomasic, prezantuan para të pranishmëve sistemin digjital modular, të cilin Oda Federale e Noterisë Gjermane e aplikon që nga viti 2005.

Takimi radhës, pas atij në Sarajevë dhe Podgoricë, do të mbahet në fillim të muajit Mars 2018, në Dresden të Gjermanisë.