Mbahet takimi vjetor i Kuvendit të Odës së Noterëve

Mbahet takimi vjetor i Kuvendit të Odës së Noterëve.

Datë:10.12.2016, me ftesë të Komisionit, Oda e Noterëve e Republikës së Kosovës mbajti takimin vjetor të Kuvendit të Odës. Takimi u mbajt në “Emerald Hotel”, ndërsa ftesës iu përgjigjën pothuajse të gjithë noterët e Republikës së Kosovës. Gjatë këtij takimi u diskutuan dhe në fund u aprovuan, Raporti Vjetor i Komisionit të Odës së Noterëve për vitin 2016 si dhe Propozim-buxheti për vitin 2017.

Në pjesën e dytë të ditës, Komisioni për Aftësimin Profesional në kuadër të Odës së Noterëve, organizoi një punëtori të cilën e udhëheqi Gjyqtari Albert Zogaj.
Tema e kësaj punëtorie ishte: “Roli i gjyqtarit në vlerësimin e aktit noterial, pas inicimit të procedurës kontestimore nga ana e palëve”, ku për shkak të rëndësisë së temës pyetjet e noterëve drejtuar gjyqtarit Zogaj ishin të shumta.