Oda e Noterëve e Republikës së Kosovës merr pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme të UINL-së.

Tetor 2014, Oda e Noterëve e Republikës së Kosovës si anëtare e përhershme dhe me të drejta të plota në Unionin Ndërkombëtarë të Noterisë (UINL), mori pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme të këtij Unioni, i cili këtë vit është mbajtur me datë, 10-11 Tetor 2014, në Budapest të Hungarisë. Oda e Noterëre e R. së Kosovës në këtë mbledhje u përfaqësua nga: Arbena Shehu, Kryetare e ONK-së, Aliriza Beshi, Nënkryetar, Dukagjin Dinaj dhe Burim Xhemajli, anëtarë të Komisionit, si dhe Learta Cana, Notere.

Shtetet anëtare të UINL-së gjatë kësaj mbledhje shqyrtuan qështjet që kanë të bëjnë me financat e UINL-së; kontabilitetin 2014-2016; aktivitetet organizative për periudhën 2014-2016, tarifat e anëtarësisë për vitin 2015; buxhetin e UINL-së për vitin 2015, etj.