Oda e Noterëve ftohet në 20 Vjetorin e Dhomës Kombëtare të Noterisë.

Tiranë,21.06.2014, Me rastin e 20 vjetorit të Dhomës Kombëtare të Noterëve të Republikes së Shqipërisë u organizua konferenca ndërkombëtare me temë: “Roli i noterit në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit”

Për të marrë pjesë në konferencë si dhe festimet e 20 vjetorit, ishin dhe Presidenti i Unionit Ndërkombëtar të Noterëve, z. Daniel Senghor, Zv/presidenti, z. Mario MICCOLI, Kryetarët e komisioneve të cështjeve europiane të këtij Unioni Z. Pierre Becque, Kryetari i cështjeve ndërkombëtare, z. Michel Merlotti,. Po ashtu nuk munguan as përfaqësuesit nga Italia, Zvicra, Franca, Greqia, Kina, Kolumbia, Algjeri, Benini, Turqia, Rusia, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Konferencën e hapi një nga noteret me të vjetra dhe presidentja e parë e Dhomës Kombëtare të Noterëve znj. Shpresa KURTI. Tema kryesore e konferencës ishte ajo e mbajtur nga Z. Daniel SENGHOR, i cili trajtoi vecanarisht rolin e rëndesishëm që luan noteri në zhvillimin ekonomik e social të vendit ndërsa për sigurinë dhe garancinë që jep noteri në transaksionet e ndryshme ekonomike foli z. Mario MICCOLI. Z. Michel MERLOTTI trajtoi temën e notariatit në Ballkan dhe lidhja e tij me ekonominë ndërsa noterja Ilda PEZA foli për problematikën e dalë nga lëshimi i dëshmive të trashëgimisë ligjore dhe testamentare.

Për noterët që kanë kontribuar me veprimtarinë e tyre noteriale dhe sot janë në pension u shpërndanë certifikata për kontributin e tyre. Po ashtu certifikata u shpërndane dhe për pionieret e notariatit Shqiptar, ata që vunë themelet e notariatit modern në Shqipëri.
Pas konferencës u organizua dhe një mbremje solemne ku te gjithë ndjenë gëzimin e festës së madhe të notariatit.