Oda e Noterëve morri pjesë në Kongresin e 48të të Unionit të Noterëve të Turqisë

Me ftesë të Kryetarit të Unionit të Noterëve të Turqisë z. Dursun Cin, Oda e Noterëve të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Kryetari z. Aliriza Beshi dhe z. Bilgaip Maznikar, Kryesues i Komisionit Disiplinor, morën pjesë në Kongresin e 48të të Unionit të Noterëve të Turqisë

Në këtë kongres përveç paraqitjes së raportit vjetor, buxhetit, raportit të punës së Komisioneve të Unionit të Noterëve të Turqisë, u shpërndanë dhe mirënjohje për të gjithë noterët e pensionuar.