Oda e Noterëve në bashkëpunim me Projektin e financuar nga BE “Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve”, mbajtën trajnim për Noterët e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 24.03.2018 – Oda e Noterëve në bashkëpunim me Projektin e financuar nga BE “Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve”, mbajtën trajnimin për Noterët e Republikës së Kosovës. Trajnimi u hap nga Kryetarja e Odës së Noterëve znj.Arbena Shehu, ndërsa znj. Pepa Laleva, Udhëheqëse e Ekipit të Projektit të BE-së “Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve”, dhe z. Selatin Shahini, Kryetar i Komisionit për Aftësim Profesional të Noterëve, me një fjalë rasti iu drejtuan të pranishmëve.

Në pjesën e parë të ditës, Prof. Adnan Jashari, dhe zv. Udhëheqëse e Ekipit të Projektit “Mbështetje e Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve”, znj. Luljeta Plakolli-Kasumi, ligjëruan Temën “E Drejta Tregtare dhe Roli i Noterëve”, ku u shtjelluan nëntemat si: Roli i Noterit gjatë deponimit të kapitalit themelues; themelimi dhe regjistrimi i shoqërive tregtare; realizimi i transaksioneve; funksionimi i organeve të tyre; poashtu, Roli i Noterit te shoqëritë e pa aktivizuara tregtare; ndryshimet statusore, etj.

Ndërsa në pjesën e dytë, Oda e Noterëve në bashkëpunim me Projektin e financuar nga BE “Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve” dhe me Projektin e financuar nga BE “Mbështetje e mëtejme Institucioneve të Kosovës në luftën kundër Krimit të Organizuar, Korrupsionit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm”, kishim sjellur ekspertët ndërkombëtarë dhe vendor për të ligjëruar Temën: “Roli i Noterëve në Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”. Z. David Mattan, Ekspert Kyç – Projekti OCC CVE, ligjëroi “Pastrimi i parave – çfarë është dhe si funksionon; perspektiva kombëtare dhe ndërkombëtare” si dhe “Përkujtimi i legjislacionit – ligji në Kosovë dhe direktivat e BE-së”. Znj. Mirlinda Dreshaj-Berisha, Zyrtare e Pajtueshmërisë në Njësitin për Inteligjencë Financiare, ligjëroi: ”Regjimi i RAD-së – rëndësia e raportimit: çfarë të raportohet; si të raportohet”. Dhe z. Ian McDonald, Udhëheqës i Ekipit të Projektit OCC CVE, “Shembuj të rasteve – Raportimi i RAD-së në një skenar praktik”.

Të dyja trajnimet ishin të karakterit interaktiv ku pati pyetje të shumta. Trajnimi u mbajt në Hotel Emerald, Prishtinë, ku pjesëmarrës ishim afërsisht 65 Noter.