Oda e Noterëve në bashkëpunim me Projektin e financuar nga BE “Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve”, mbajtën trajnimin radhës për Noterët e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 05 Tetor 2019 – Oda e Noterëve në bashkëpunim me Projektin e financuar nga BE “Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve”, mbajtën trajnimin radhës për Noterët e Republikës së Kosovës.

Hapjen e këtij trajnimi e bëri z. Aliriza Beshi, Kryetar i Odës së Noterëve dhe me një fjalë rasti të pranishmëve i`u drejtua edhe znj. Pepa Laleva, Udhëheqëse e Projektit të financuar nga BE.

Në këtë trajnim ligjërues ishin Kryetari i Odës së Noterëve z. Aliriza Beshi, Noter Shpend Haskaj, Kryesues i Komisionit për Aftësim Profesional të Noterëve, dhe Noter Sefadin Blakaj, të cilët ligjëruan temat “Ekzekutueshmëria e akteve noteriale sipas Ligjit të ri për Noterinë, klauzola e ekzekutueshmërisë”, respektivisht “Akti noterial dhe përshtatshmëria e detyrimit përmbarimor për ekzekutim” dhe “Disa aspekte praktike të ekzekutueshmërisë së akteve noteriale”. 

Si i ftuar special në këtë trajnim ishte dhe Nënkryetari i Odës së Noterëve të Maqedonisë së Veriut z. Naxhi Zeqiri, i cili shpjegoi ekzekutueshmërinë e akteve noteriale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Trajnimi ishte i karakterit interaktiv dhe të pranishëm ishin 42 noter.