Oda e Noterëve po merr pjesë në Konferencën e 31-të Europiane të Noterisë

Me ftesë të Odës së Noterëve të Austrisë, në Konferencën e 31-të Europiane të Noterisë, me temë “Europa si një parim unifikues – ambicie dhe realizim”, e cila po mbahet në Salzburg të Austrisë nga data 25-26 Prill 2019, po merr pjesë dhe Oda e Noterëve të Kosovës e përfaqësuar nga z. Aliriza Beshi, Kryetar i Odës së Noterëve dhe z. Shpend Haskaj, Kryesues i Komisionit për Aftësim Profesional të Noterëve.

Hapjen e kësaj konference e bëri Presidenti i Akademisë Noteriale të Austrisë z. Michael Umfahrer, dhe më pastaj me fjalë mirëseardhje vazhduan znj. Brigitta Pallauf, Presidente e Parlamentit Regjional të Salburgut, z. Ludwig Bittner, President i Odës së Noterëve të Austrisë dhe z. Josef Moser, Ministër Federal i Çështjeve Kushtetuese, Reformat, Liberalizimit dhe Drejtësisë.

Poashtu si tema tjera që do të diskutohen në këtë konferencë janë dhe Europa në Shqyrtim, Ndërlidhja dhe Cilësia si dhe Paketa e Ligjit për Shoqëri dhe zhvillimi i saj në të ardhmen.