Oda e Noterëve po merr pjesë në seancën e 5-të plenare të CAE-së

Prishtinë, 05.04.2019 – Oda e Noterëve të Republikës së Kosovës si përfaqësuese e Komisionin Evropian të Noterisë në UINL, po merr pjesë në seancën 5-të plenare të CAE-së për legjislacionin 2017-2019, e cila po mbahet në Londër, për datat 05-06 Prill 2019.

Oda e Noterëve të Kosovës në këtë seancë plenare po përfaqësohet nga Kryetari i Odës z. Aliriza Beshi dhe z. Sefadin Blakaj, i përzgjedhur nga Kuvendi i Odës për përfaqësim pranë këtij komisioni. Gjatë kësaj seance do të prezantohen risitë rreth legjislacionit në Kosovë që ndërlidhen me fushën e noterisë, posaçërisht për risitë dhe sfidat me të cilat noterët do të ballafaqohen me ligjin e ri të Noterisë, Ligjin për Procedurën Jo-kontestimore dhe Ligjin për Trashëgiminë.

Hapja e kësaj seanca plenare u bë nga Kryetari i Shoqatës së Noterëve Skrivenier, z. Edward Gardiner, i shoqëruar nga Presidenti UINL-së, z. José Marqueno De llano, dhe Presidenti i CAE-së, z. Franco Salreno Cardillo.

Punimet e senacës do të vazhdojnë edhe nesër me datë 06 Prill 2019, ku janë paraparë temat si Brexit – Privat / Ligji Ndërkombëtar Publik dhe implikimet, dhe në pjesën e dytë tema: Diferencat kryesore në lidhe me sistemet Common-Law dhe Civil Law në lidhje me kompanitë, Krijimi, Përfaqësimi, Struktura e shpërndarjes, Regjistrimi.