Oda e Noterëve po merr pjesë në vizitën studimore të organizuar nga Projekti i financuar nga BE “Mbështetje Kodit Civil të Kosovës”

Oda e Noterëve të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Kryetari z. Aliriza Beshi po merr pjesë në vizitën studimore të organizuar nga Projekti i financuar nga BE “Mbështetje Kodit Civil të Kosovës”, për datat 27-29 Maj 2019, në Hagë të Holandës. Poashtu në këtë vizitë studimore pjesëmarrës nga delegacioni i Kosovës janë Deputet nga Parlamenti i Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe Gjyqtar, të cilët kanë qenë kontribuues gjatë hartimit të Kodit Civil në Kosovë.

Në ditën e parë të kësaj vizite është diskutuar tema “Ndikimi i Acquis të BE-së mbi të Drejtën Private”, ku kanë ligjëruar Prof. Carla Sieburgh dhe z. Francesco Bassi; Efektet e Ligjit Primar të BE-së (liritë themelore, të drejtat themelore, parimet themelore) mbi të Drejtën Private; Prof. Andre Janssen; Përmbledhje e Acquis të BE-së mbi të Drejtën Private; Dr. Pietro Ortolani; Efektet e Bashkimit Evropian në Bashkëpunimin Juridik; Prof. Stiven Barels; Hyrje në Librin 5 të Kodit Civil të Holandës; Dr.Valerie Tweehuysen; Modelet e Transferimit të Pronës nën Ligjin Holandez dhe hyrjen në Sistemin e Regjistrimit të Pronave të Patundshme dhe Dr. Susanne van Bergen; Ndërveprimi midis të Drejtave në Rem në Mallrat e Paluajtshme.

Në ditën e dytë është paraparë vizita në Gjykata e Shkallës së Parë dhe Ministrinë e Drejtësisë në Hagë, ku do u zhvillua takim profesional me Gjyqtarët e Hagës nga ekipet që trajtojnë pjesë të Kodit Civil holandez. Si tema diskutimi ishin “Praktika e sundimit të ligjit dhe Kodit Civil, dhe  Sfidat e zbatimit të së Drejtës Civile”. Pjesa e dytë e ditës iu kushtua diskutimeve rreth Kodit Civil. Si bashkëbisedues ishin znj. Martha Meinemo, Udhëheqëse e Sektorit, Drejtoria për Legjislacion dhe Çështjet Legale; z. Lep Vester (Këshilltar Ligjor Strategjik, Çështje Ligjore dhe Sektori i Politikave Legjislative Drejtoria për Legjislacion dhe Çështje Juridike) dhe z. Paulien van der Griten (Këshilltar Ligjor, Drejtoria Private e Sektorit për Legjislacion dhe Çështje Ligjore).

Ndërsa, në ditën e tretë të kësaj vizite studimore do të zhvillohet vizita në Institutin Asser dhe vizitë në Gjykatën e Arbitrazhit në Pallatit të Paqes në Hagë, ku do të diskutohet tema Bashkëpunimi gjyqësor në çështjet civile dhe tregtare.