Oda e Noterëve të Republikës së Kosovës mbajti kuvendin vjetor

Prishtinë – 23.12.2017, me ftesë të Komisionit, Oda e Noterëve të Republikës së Kosovës mbajti takimin vjetor të Kuvendit të Odës. Takimi u mbajt në “Emerald Hotel”, ndërsa ftesës iu përgjigjën pothuajse të gjithë noterët të Republikës së Kosovës. Gjatë këtij takimi u diskutuan dhe në fund u aprovuan, Raporti i aktiviteteve të Komisionit të Odës së Noterëve për vitin 2017 si dhe Propozim-buxheti për vitin 2018.

Në pjesën e dytë të ditës, Komisioni për Aftësimin Profesional në kuadër të Odës së Noterëve, organizoi një trajnim interaktiv me Prof. Abdulla Aliu. Si pika që u shtjelluan ishin Kontrata e Huazimit, Kontrata e përzier e dhuratës dhe shitjes, Cedimi i Kontratave, Kamata Kontraktuese, Pronësia në një njësi të ndërtesës dhe pronësia e përbashkët, etj, ndërsa noterët e pranishëm treguan interesim të madh në këtë bashkëbisedim. Trajnimi përfundoi në ora 17:30.