ONK dhe I-H-N u priten në takim nga Z. Armend Zemaj, Kryesues i Grupit Punues pёr Projektligjin pёr Noterinё

Prishtinё: 23.02.2017.
Nё lokalet e Kuvendit tё Republikёs sё Kosovёs pёrfaqёsues tё ONK-së dhe I-H-N-së u pritёn nga Z. Armend Zemaj, Kryesues i Grupit Punues pёr Projektligjin pёr Noterinё. Temё diskutimi ishte Projektligji pёr Noterinё, konkretisht vёrejtjet dhe propozimet e ONK-së dhe I-H-N-së drejtuar kёtij projektligji i cili pritet qё shumё shpejtё tё procedohet nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit pёr votim nё parim.
Nё fjalën e saj Znj. Shehu e njoftoi Z. Zemaj se pёrkundёr punës sё mirë e cila ёshtё bёrё me Projektligjin pёr Noterinë, pёrfshirё kjartёsimin e disa kompetencave, unifikimin e terminologjisë ligjore, etj, Oda e Noterëve konsideron se ende ka vend pёr pёrmirёsimin e kёtij drafti dhe pёr kёtё arsye tani komentet e Odës sё Noterëve veç janë deponuar nё Administratën e Kuvendit tё Republikёs sё Kosovës dhe njёherit ripёrsёriti kёrkesёn qё ONK tё ftohet nё punimet e këtij grupi punues me qëllim qё t’i argumentoj propozimet e dhëna me shkrim.
Gjatë këtij takimi, Z. Michel Merlotti i dorëzoi Z. Zemaj komentet e I-H-N-sё lidhur me Projektligjin pёr Noterinë.
Nё fjalёn e tij, Z. Zemaj falënderoi tё pranishmit pёr interesimin e shprehur pёr kёtё takim, ai theksoi se rezultatet e sistemit noterial nё Republikën e Kosovës janë shumë pozitive dhe pret qё ky shërbim tё avancoj edhe më shumë nё tё ardhmen.
Z. Zemaj siguroi tё pranishmit se me rastin e fillimit tё grupit punues, ONK dhe I-H-N do tё ftohen nё tё gjitha fazat qё tё jenë pjesë e këtyre punimeve, ku sё bashku edhe me sponsorizuesin tё finalizohet ky projektligj. Gjithashtu, Z. Zemaj theksoi se do tё organizohet edhe njё dëgjim publik pёr projektligjin nё fjalë ku mund tё merren edhe opinione tjera nga publiku. Sipas tij, me rastin e aprovimit nё parim, Grupi punues pёr projektligjin pёr Noterinë do t’i përfundoj punimet e veta brenda 2 muajve.