ONK merr pjesë në Simpoziumin e mbajtur në Antalya të Turqisë

Prishtinë 07.05.2017. Oda e Noterëve të Stambollit dhe ajo e Antalyas, në bashkëpunim edhe me Unionin Ndërkombëtar të Noterisë, organizuan Simpoziumin me rastin e “Ditëve Ndërkombëtare të Noterisë”, e të cilit ju përgjigjen shumë vende nga Evropa e me gjerë. Këtë vit Simpoziumi u organizua me datë 04-07 Maj 2017, ndërsa hapjen e bëri Presidenti i Odës së Noterëve të Turqisë Z. Yunus Tutar, ku temë diskutimi në këtë event ishin Kontrata e Pengut dhe Kontrata e Hipotekës sipas legjislacionit Turk, me ligjërues Prof. Dr. Sebnem Akipek Ocal dhe Noter Fethi Aydogan.
Në krahasim me vitin e kaluar, ku Oda e Noterëve kishte një numër më të madh të përfaqësuesve, marrë për bazë edhe angazhimin e Znj. Suna Sallahi, e cila prezantoi punimin me temat e prekura si: Regjimi Martesor i Bashkëshortëve; Marrëveshjet Trashëgimore; Trashëgimia me Testament dhe Heqja dorë nga Trashëgimia, këtë vit ONK u përfaqësua nga Nënkryetari i ONK-së Z. Aliriza Beshi dhe Z. Shpend Haskaj anëtar i Komisionit të ONK-së. Kjo është hera e tretë që ONK merr pjesë në një event të tillë të organizuar nga Odat e sipërshënuara.