ONK-së merr pjesë në Konferencën e 29-të “Kollokfiumi i Qendrës Evropiane – Ligji Civil”

Prishtinë, 19.11.2017 – Me ftesë të Kryetarit të Odës së Noterëve të Hungarisë, Z. Ádám Tóth, Oda e Noterëve të Republikës së Kosovës është ftuar të merr pjesë në shënimin e 25 vjetorit të restaurimit të Notariatit Civil në Hungari. Me këtë rast Oda e Noterëve të Hungarisë për të 29-tën herë organizoi Konferencën me temë “Kollokfiumi i Qendrës Evropiane – Ligji Civil”, e cila u mbajt në Budapest, më datë 16-18 Nëntor 2017.

Në këtë konferencë ONK u përfaqësua nga Znj. Arbena Shehu, Kryetare e ONK-së, Z. Aliriza Beshi, Nënkryetar dhe Z. Shpend Haskaj, anëtar i Komisionit. Temë diskutimi e kësaj konference ishte Ligji mbi Familjen me theks të veçantë planifikimi i pasurisë familjare.

Gjithashtu pjesëmarrës në këtë konferencë ishte prezent, Presidentit i Unionit Ndërkombëtar të Noterisë, Z. José Marqueño de Llano, përfaqësues nga Odat e Noterëve të Ballkanit dhe Odat e Noterive Evropiane. Ndërsa, përmbyllja e këtij organizimi është shënuar me mbrëmje Gala, për nderë të ditës së noterisë Hungareze.