ONK vizitohet nga Oda e Noterëve të Stambollit

ONK me 07 Mars ka pritur një delegacion nga Oda e Noterëve të Stambollit.

Vizita e këtij delegacioni është bërë me ftesë të Kryesisë së ONK-së ku synimi i kësaj vizite ka qenë forcimi i bashkëpunimit mes të dy Odave. Perveç Kryesisë së ONK-së dhe shumë noter të Kosovës që e mikpriten këtë delegacion, i pranishëm në këtë takim ishte dhe drejtuesi i Institutit Ndërkombëtar të Noterisë Z.Michel Merlotti.

Delegacioni Turk do të qëndroj deri me datë 15.03.2016 ku do të marrin pjesë edhe në organizimin e bërë nga Oda e Noterëve të Kosovës në bashkëpunimin me Dhomën Kombëtare të Noterisë së Shqipërisë për datat 11-13 Mars 2016, në Tiranë.