Pensionohet Noter Adem Gorani

Noter Adem Gorani ka ushtruar detyrën e Noterit në Komunën e Istogut si dhe është Noteri i parë nga tri gjeneratat e noterëve të emëruar në Republikën e Kosovës, që ka arritur moshën e pensionimit.

Biografi e shkurtër:

Z. Adem (Hysni) Gorani është i lindur me datë 15.01.1948, në Pejë ku edhe banon, i martuar dhe ka tre fëmijë. Z. Gorani ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Prishtinës në vitin 1972, ndërsa provimin e jurisprudencës e kaloi në vitin 1977. Pas diplomimit, ka punuar në fabrikën e auto pjesëve “Ramiz Sadiku” në Pejë, si Udhëheqës i Shërbimit Juridik. Z. Gorani ushtroi edhe detyrën e Prokurorit në Prokurorinë Komunale në Pejë e më pastaj edhe atë të Gjyqtarit në Gjykatën e Qarkut në Pejë. Poashtu, ai ishte Drejtor i Burgut të Qarkut në Pejë dhe nga viti 1994 e deri në 2013 ushtroi funksionin e Avokatit. Ndërsa nga viti 2013 ka ushtruar funksionin e Noterit në Komunën e Istogut deri me 15.01.2018, ku dhe ka arritur moshën e pensionit.

Me vendim të Ministrit të Drejtësisë z. Abelard Tahiri, për Komunën e Istogut tanimë janë autorizuar të ofrojnë shërbime noteriale z. Shpend Haskaj dhe z. Arësim Avdijaj noter në territorin e Komunës së Pejës. Ky vendim vlen për periudhën kalimtare deri në kompletimin e shërbimit noterial në Komunën e Istogut.