Për Ne

Oda e Noterëve

Oda e Noterëve e Republikës së Kosovës është person juridik në të drejtën publike, që vepron ne pajtim me Ligjin mbi Noterinë, me këtë Statut dhe aktet  tjera juridike të nxjerrura nga Oda apo ndonjë organ tjetër kompetent. Oda është e pavarur në veprimtarinë e saj. Të gjithë noterët janë detyrimisht anëtar të Odës që nga dita e caktimit në poziten e noterit dhe anëtarësia e tij apo e saj mbaron në ditën e lirimit të postit.

Funksionet e Odës janë me sa vijon:

  • Të siguruarit që Noterët do të bëjnë ushtrimin e detyrave profesionale në mënyrë të ndërgjegjshme dhe korrekte, do të veprojnë në pajtim me etikën profesionale dhe do të veprojnë në mënyrë të denjë;
  • Harmonizimi i aktiviteteve profesionale të Noterëve;
  • Organizimi i trajnimit të noterëve dhe të punonjësve në zyrat e Noterisë;
  • Organizimi i trajnimeve për kandidatët noter te rinj;
  • Përfaqëson noterët para agjencive administrative dhe institucioneve të tjera vendore e të huaja;
  • Përgatitë rekomandime për harmonizim të praktikave të Noterëve në lidhje me shërbimin;
  • Miraton Kodin Noterial të Etikës dhe të Sjelljes profesional, që do të aprovohet nga Ministria e Drejtësisë;
  • Kërkon shpjegime me shkrim nga Noterët në lidhje me ankesat e ushtruara ndaj tyre dhe kur është e nevojshme, do të dorëzojë propozime për nisjen e procedurave disiplinore në Ministrinë e Drejtësisë;
  • Përcakton kontributet e detyrueshme për Odën nga ana e Noterëve;
  • Alokon fonde nga buxheti i saj për mbajtjen e zyrave të noterisë që nuk gjenerojnë të hyra të mjaftueshme për shkak të rrethanave që nuk varen nga noteri në fjalë, kur mbajtja e asaj zyre është e domosdoshme për adresimin e nevojave të banorëve të juridiksionit territorial përkatës; procedura për alokimet e fondeve përcaktohet nga Kuvendi i Odës;
  • Nxjerrë udhëzime që janë detyruese për noterët në përputhje me Ligjin për Noterinë, dhe do të përgatisë rekomandime për harmonizim të praktikës së noterëve në lidhje me shërbimin;
  • Kryen kontrolle interne për mbikëqyrjen e aktiviteteve profesionale të zellshme dhe pa të meta nga noterët, dhe për respektimin e etikës profesionale.

Oda ka këto organe:

  • Kuvendi I Odës;
  • Kryetari dhe Nënkryetari I Odës;
  • Komisioni I Odës;
  • Këshilli për Arbitrazh dhe Disipline;
  • Komiteti për Auditim;
  • Komisioni për Legjislacion;
  • Komisioni për Trajnime;
  • Shërbimi Administrativ I Odës.

Qëllimet e Odës:

Shërbimi noterial është mjaft i ri, faktikisht shërbimi noterial më i ri në Evropë. Përkundër këtij fakti, aspiratat e shërbimit noterial të Kosovës duhen të jenë integrimet në Unionin Ndërkombëtar të Drejtësisë (UINL) dhe në Këshillin e Noterive të Unionit Evropian (CNUE).

Financimi I Odës:

Financimi i Odës bëhet nga kontributi i noterëve. Çdo noter është I obliguar që të paguaj 2 % të të ardhurave mujore për Odën e Noterëve.