Struktura organizative

Struktura Organizative e Odës së Noterëve:

  • Kuvendi,
  • Komisioni,
  • Kryetari dhe Nen-Kryetari,
  • Këshilli i Arbitrazhit dhe ai disiplinor dhe
  • Komiteti i Auditimit.

Kuvendi i Odës

Kompetencat ekskluzive tw Kuvendit:

  • Miraton dhe ndryshon statutin e Odës;
  • Zgjedhë  anëtarët e Komisionit të Odës, përfshirë këtu Kryetarin e Odës dhe kryesuesin e Komisionit;
  • Miraton buxhetin vjetor;
  • Vendos lidhur me shumën e kontributit të detyrueshëm për Odën nga ana e Noterëve;
  • Aprovon  raportet vjetore;
  • Zgjedhë anëtarët e Komitetit të Auditimit;
  • Zgjedhë anëtarët e Këshillit të arbitrazhit dhe disiplinës.

Komisioni i Odës

Përbërja e Komisionit të Odës –

  • Arbena Shehu – Kryetare;
  • Aliriza Beshi – Nënkryetar;
  • Fatmir Halimi – anëtarë;
  • Vizhdane Kuci – anëtare dhe
  • Shpend Haskaj- anëtarë.

Kompetencat e Komisionit –

Komisioni siguron ekzekutimin e Statutit të Odës dhe implementimin e vendimeve të Kuvendeve.

Gjatë periudhës ndërmjet Kuvendeve të Odës, Komisioni i Odës kryen të gjitha detyrat e Odës që nuk hyjnë në kuadër të kompetencave të komitetit të auditimit, të Këshillit të arbitrazhit dhe disiplinës, apo ekskluzivisht në kuadër të kompetencave të Odës.

Komisioni komunikon me agjencitë dhe me organizatat tjera në emër të Odës, dorëzon propozime dhe opinione tek ta në emër të Odës, jep pëlqimin për noterët për funksionimin e zyrës së përbashkët dhe koordinon kryerjen e kontrollit intern në lidhje me aktivitetet profesionale të noterëve.

Kryetari dhe Nënkryetari i Odës

  • Kryetare e Odës -Arbena Shehu
  • Nënkryetar i Odës – Aliriza Beshi.

Kompetencat e kryetarit dhe Nënkryetarit të Odës-

Kryetari  i Odës përfaqëson Odën, lëshon dokumente të autorizimit në emër të Odës dhe kryen të gjitha aktet ligjore në emër të Odës.  Kryetari i Odës zëvendësohet nga nën-kryetari në rast të mungesës së tij apo saj.Kryetari i Odës bën lidhjen e kontratave të shërbimit me kandidatët për noterë dhe të kontratave të punësimit me punonjësit me rrogë të Odës, përfshirë këtu drejtorin menaxhues.

Këshilli i Arbitrazhit dhe ai disiplinor

Përbërja e Këshillit-

Këshilli i arbitrazhit dhe ai disiplinor përbëhet nga 3 anëtarë dhe 2 anëtarë zëvendësues.

Anëtarët e këshillit: 

  • Bilgaip Maznikar, anëtarë
  • Burim Xhemajli, anëtarë dhe
  • Sherife Seferi, anëtare.

 Anëtarët zëvendësues të Këshillit:

  • Flutur Zajmi, anëtare dhe
  • Halil Rrukiqi, anëtarë. 

Kompetencat e këshillit-

Vendosë për ankesat ndaj Noterëve në çështjet disiplinore, të paraqitura nga anëtarët e publikut apo Noterët tjerë, Komisioni apo Komiteti për Auditim;
Vepron si arbitër në kontestet në mes të Noterëve apo kur përfshihen kandidatët për noter, ose në kontestet në mes të noterëve dhe klientëve të tyre.

Këshilli mund të marrë vendim gjithashtu ex officio për inicimin e procedurës disiplinore ndaj Noterit, nëse ka bazë të arsyeshme për të besuar se Noteri ka bërë shkeljen e obligimeve të tij apo saj.

Komiteti i Auditimit

Përbërja e Komitetit-

  • Suna Sallahi – anëtarë,
  • Leartë Cana – anëtare dhe
  • Astrit Bibaj – anëtarë. 

Kompetencat e komitetit-

Auditon aktivitetet ekonomike dhe të menaxhimit të Odës së Noterëve, me iniciativë të tij apo me kërkesën e bërë nga të paktën një e pesta (1/5) e anëtarëve të Odës.
Shqyrton dhe siguron komente në raportin vjetor për sa u përket aktiviteteve të Odës, para se të bëjë dorëzimin e raportin në Kuvendin e Odës.