Cilat shërbime do të kryhen nga Noteri?
Shërbimet publike të cilat janë kryer deri më tani nga gjykatat, komuna dhe institucionet tjera shtetërore, tani i janë deleguar noterëve me qëllim që këto shërbime të jenë sa më afër qytetarit.
Shërbimer noteriale përfshijnë, por nuk kufizohen në:
1. Shërbime për çështje familjare.
Noteri mund t’ju ndihmoj në zgjidhjen e çështjeve jashtë-kontestimore lidhur me statusin personal dhe çështjët tjera familjare, Psh:
- Përpilimi i testamentit (në zyrë ose shtëpi);
- Përpilimi i proces-verbalit të hapjes së testamentit;
- Vërtetimi se personi është ende i gjallë.
2. Shërbime për çështje pronësore.
Noteri mund t’ju ndihmojë në përpilimin dhe vërtetimin e të gjitha dokumenteve të nevojshme për shitblerjen dhe transaksionet tjera pronësore, Psh:
- Kontrata për transferimin e paluajtshmërisë;
- Kontrata për hipotekën e pasurisë së paluajtshme;
- Kontrata për këmbimin e pasurisë së paluajtshme;
- Kontrata për transferimin e pasurisë së paluajtshme;
- Kontrata për transferimin e pasurisë së luajtshme;
- Deklarata për heqje dorë nga bashkëpronësia;
- Kontrata për pengun e pasurisë së luajtshme;
- Kontrata qiraje;
- Kontrata mbi të drejtat pronësore të tjera siç janë, psh. uzufruktet apo servitudet.
3. Shërbime për çështje ekonomike dhe të punës.
Noteri mund t’ju ndihmoj në përpilimin dhe vërtetimin e akteve të ndryshme përmes të cilëve krijohen dhe zhvillohen bizneset dhe puna.
- Përpilimi dhe vërtetimi i akteve të shoqërive tregtare;
- Pjesëmarrja në mbledhjen e ortakëve të një shoqërie tregtare;
- Vërtetimi i nënshkrimeve në aktet e shoqërive tregtare;
- Vërtetimi i kontratave të punës;
- Autorizimi për tërheqje pensioni.
4. Vërtetimet, legalizimet dhe certifikatat tjera.
Noteri do t’i kryej legalizimet, vërtetimet dhe autorizimet e dokumenteve të ndryshme që ju duhen në jetën e përditshme, psh:
- Verifikimi i nënshkrimeve, dokumenteve si dhe kopjeve të dokumenteve;
- Verifikimi dhe vërtetimi i kontratave;
- Autorizimi i përgjithshëm apo i posaçëm;
- Nxjerrje, vërtetim të kopjes nga arkiva noteriale;
- Ekstrakte nga arkiva dhe vërtetimi i tyre.
5. Ruajtja dhe depozitimi i gjërave dhe dokumenteve.
Noteri merr në ruajtje dokumentet dhe gjërat tjera me vlerë pasi që ai është institucion i besueshëm për ruajtjen e gjërave me vlerë dhe dokumenteve, psh:
- Ruajtja e dokumenteve duke përfshirë testamentet nga noteri;
- Depozitimi i gjërave me vlerë, siç janë: stoli ari, gjëra me vlerë të familjes, etj e sidomos në rast të trashëgimisë
Tarifat noteriale
Për secilin shërbim të kryer nga noteri duhet të paguhet tarifa. Tarifat noteriale janë rregulluar me Udhëzimin Administrativ për Tarifat Noteriale në Republikën e Kosovës.
Për shërbime të njejta do të aplikohen tarifa të njejta në tërë Kosovën. Lartësinë e shumës për secilin shërbim noterial do ta gjeni në udhëzimin e lartëpërmendur.