SHPALLJE PUBLIKE PËR SHPREHJE TË INTERESIT

ODA E NOTERËVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

NOTARSKA KOMORA REPUBLIKE KOSOVA / NOTARY CHAMBER OF THE REPUBLIC OF KOSOVO

 

Bazuar në Vendimin e Kuvendit të Odës së Noterëve, të datës 02.11.2019, nenin 63 par. 2.4 të Ligjit Nr. 06/L-010, për Noterinë, nenin 19 par. 3.25 të Statutit të Odës së Noterëve, Këshilli Drejtues i Odës së Noterëve të Kosovës, me datë 06.11.2019 bënë këtë:

SHPALLJE PUBLIKE PËR SHPREHJE TË INTERESIT

 Oda e Noterëve të Kosovës, bënë ftesë publike për palët e interesuara për dorëzimin e ofertave për blerjen e parcelës/ave për nevoja të ndërtimit të selisë së ONK-së.

Oferta duhet të përfshijë, por pa u kufizuar;

  • Sipërfaqen prej 8 deri 10 ari;
  • Çmimin për ari;
  • Dëshmi të dokumentacionit pronësorë;
  • Përgjigjen në kërkesë nga Komuna e Prishtinës mbi plani rregullues të pronës.

Lokacionet e preferuara: Prishtina e Re, Arbëria, Bregu i Diellit, Emshir, Ҫagllavicë, afër Pallatit të Drejtësisë, si dhe distancat e përafërta.

Ofertat dhe dokumentet përcjellëse pranohen gjatë periudhës sa është e hapur shpallja publike, nga data 06 – 20 Nëntor 2019, nga ora 08:30-16:00 në selinë e ONK-së, adresë Rr. ”Bashkim Fehmiu”, OB-13-BL-A, C10, Hyrja 2, Kati i 4-të, banesa nr. 21, Arbëri, Prishtinë.

Ofertat dhe dokumentet përcjellëse mund të dorëzohen personalisht në kopje fizike ose edhe në e-mailin info@noteria-ks.org me kusht që secili dokument të jetë i nënshkruar.