Takim me AKK për qasje në regjistrat pronësorë

Me qëllim të ngritjes së shkallës së transparencës dhe lehtësimit të qasjes në informacione pronësore, ONK morri pjesë në takimin e organizuar nga AKK, me temë qasja në regjistrat pronësorë.
Agjencia Kadastrale e Kosovës është duke u përpjekur që për institucionet publike të sigurojë qasje të shpejtë në regjistrat pronësorë, dhe duke qenë të obliguar që një gjë të tillë ta bëj në pajtueshmëri me kornizën ligjore kadastrale në fuqi, në pajtueshmëri me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligjin për Qasje në Dokumente Zyrtare, si dhe me qëllim të shmangjes së paqartësive eventuale, me datë 24 shkurt 2016, në ambientet e AKK-së është mbajtur një takim gjithëpërfshirës me pale të ndryshme të interest, përfshirë përfaqësues të Institutit të Avokatit të Popullit, Odës së Noterëve, Instituciont Gjysorë të Kosovës, Gjykata Supreme e Kosovës, Avokatura e Shtetit, Agjencia për Mborjtjen e të Dhënave Personale si dhe ekspertëve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
Në takim përmes debateve interaktive pjesëmarrësit kanë trajtuar aspektet ligjore si dhe kan elaboruar nevojat e tyre për të pasur qasje në rregjistra pronësorë me qëllim të ngritjes së shkallës së sigurisë dhe kualitetit të shërbimeve ofruar qytetarëve.
Si rezultat, takimi ka përfunduar me një kërkesë të përbashkët për Agjencinë Kadastrale të Kosovës për ofrimin e qasjen në rregjistra pronësorë, por vetëm pas rekomandimit të Agjencisë për Mborjtjen e të Dhënave Personale.