Trajnim i mbajtur me date 07.11.2015 me temat “Fitimi i Pronësisë” dhe “Shoqëritë Tregtare”

Prishtinë, 13.11.2015, Oda e Noterëve e Republikës së Kosovës organizoi trajnimin e radhës për Noter. Temë e këtij trajnimi ishte “Mënyra e fitimit të Pronësisë” me ligjerues Prof.Dr.Haxhi Gashi dhe “Shoqëritë Tregtare” me ligjërues Dr.Cand.Njomëza Zejnullahu.

Në pjesën e parë të këtij trajnimi, Prof.Dr.Haxhi Gashi ligjeroi për mënyrat e fitimit të pronësisë, ku një rëndësi e veçantë iu kushtua parakontrateve, kontratave mbi bartjen e të drejtës së shfrytëzimit-qirambajtje për 99 vite, atyre mbi shitblerjen e paluajtshmërive me element të huaj si dhe hipotekave. Pjesa e dytë e këtij trajnimit ishte dedikuar për shoqëritë tregtare dhe shitjen e bizneseve. Gjatë këtij trajnimi pati diskutime interaktive, ku noterët e pranishëm kishin shumë pyetje rreth temave në fjalë.

Trajnimi u mbajt në Hotel”EMERALD” dhe përfundoi në ora 17.00